Sherri në PD-në e Vlorës, selia blu reagon për “dorëheqjen” e Bujar Leskajt dhe akuzon Ramën

Vetë 24 orë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, mbledhja e sotme e degës së PD Vlorë është shoqëruar me debate dhe tension.

Në media është raportuar se kryesuesi i listës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Bujar Leskaj ka kërcënuar me dorëheqje.

Burime zyrtare nga PD konfirmojnë se lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë, duke theksuar se  “është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës”.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD ne qarkun Vlorë”- thuhet në reagim.

Kujtojmë se Leskaj renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, listë e depozituar mbrëmjen e shkuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT