Shkon në 2018 numri i viktimave/ Spitalet “marrin frymë”, bie numri i shtrimeve dhe personave në terapi intensive dhe të intubuar

Tiranë – 16 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 2018 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Lajmi i mirë është se ka patur një ulje të infeksioneve ku 24 orët e fundit u regjistruan 681 raste të reja, nga 3340 testime të kryera.

Po si paraqitet situata në spitale

Spitalet duket se janë çliruar nga skenaret e javëve të fundit ku numri i të shtruarve i kishte kaluar mbi 650.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Vaksinime

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 942 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 23,635 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT