Shkon në 54 mijë numri i vaksinimeve/ Bie numri i të shtruarve në spital, por rriten sërish vdekjet. Situata 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 448 raste të reja me Sars Cov-2.

Krahasur me dje kemi 4 viktima më shumë.

Bie numri i të shtruarve në spital

Numri i të shtruarve në spital ka rënë sërish. Aktualisht janë 357 pacientë që po marrin trajtim mjekësor, nga 394 që ishin dje.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.“, njofton ministria.

Shkon në 54 mijë numri i vaksinimeve

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

694 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT