Shkrimtarja e njohur zbulon si e ftoi Basha të kandidojë për deputete: Arsyeja pse pranova

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka konfirmuar se ka marrë një ftesë nga kryetari i PD, Lulzim Basha për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Açka pritet që të kandidojë në qarkun e Elbasanit, ndërsa ka treguar edhe arsyet se përse e pranoi ftesën dhe çfarë synon që të realizojë me kalimin në politikë.

Në një reagim për Abcnews, Flutura Açka rrëfen se  ftesën për t’u bërë pjesë e PD-së ia ka bërë vetë Lulzim Basha, por ende nuk i është konfirmuar ku do kandidojë.

“Nuk e di akoma me thënë të drejtën.Për respekt të procedurave nuk mund të flas shumë hollësira. Jam rrugës për në Prishtinë. Nuk varet nga dëshira e njërit dhe tjetrit, janë cështje kolegjiale, grupi, varet si vendos partia, partia është e para. Janë gjëra që bëhen më me mençuri, nuk vendos njëri apo tjetri” tha ajo.

Açka thotë se ka maturi të mjaftueshme ta bëjë këtë hap dhe ti shërbejë vendit.

“Them se kam maturi të mjaftueshme ta bëj këtë hap. Jam në një moshë, stad të jetës që mund të marr vendime të tilla dhe besoj se nuk janë të nxitura. Dhe mund të shërbej. Opozita është afër vokacioneve të mia. Atë projekt që ka lançuar është afër asaj që shkon me dëshirat e mira” 

Edhe analisit Agron Gjekmarkaj pritet të jetë kandidat i PD në Lezhë, duke iu bashkuar pedagogut Mark Marku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT