“Shteti në xhep të qytetarëve”/ Rama: Jemi lider në rajon për qeverisjen dixhitale

Shërbimet për qyetarët dhe biznesin, ishin pjesë e fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme.
Rama thotë se revolucioni dixhital i qeverisë vijon, dhe në mandatin e tretë ët gjitha shërbimet shtetërore do të jenë në xhepin e qytetarëve, ku do mund të kontrollohen nëpërmjet smartphonave personalë.
“Sot janë 1207 shërbime online nga 3 a 4 që ishin deri para 7 vjetësh, e thënë ndryshe, sot 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumenta për qytetarët behen nga computeri shtëpisë suaj apo computeri më I afërt. Kjo ka lidhje edhe me famëkeqin e torturuesin korrupsion,që janë bërë mankthi I shoqërisë sonë, rryshfetit. Sa shumë prej jush janë spostuar online, logaria është shumë e thjeshtë, po aq ka rënë edhe korrupsioni, edhe ryshfeti.1% ishin shërbime online para 7 vjetësh, 95 janë sot. Kur në erdhëm, 51 000 aplikime ishin atëhere, ndërsa 7.7 milion aplikime të bëra në vitin 2020. Nga 50 000 të regjistruar në portalin që ofronte shërbime, sot janë 1.8 milion të regjistuar.
6 ishin në regjistra elektronikë, që presupozohej se duhet të nëdrvepronin, sot janë 55 regjistra elektronikë që veprojnë në kohë reale. Deri numri total i transaksioneve i ndërveprimeve të kryera në platformë ishin 680 mijë, sot në 145 milion, shifra e fundit ne 2020.
Më e rëndësishmja akoma. Për një shumë të madhe dokumentash që shteti lëshon, duhet akoma. Numër i konsiderueshëm për aplikime. Shkojnë deri në 20. Mesatarisht janë 7-8. Ça ishin këto më parë? 20 vajtje-ardhje, në 20 zyra të ndryshme.
Ky është revolucion. Ky është revolucion i çuarjes së tepsisë për skrap në raport me shteti-qytetar. Ky është revolucioni që nuk bëhej dot deri në fund me tët tjerë në prehër. Ky është revolucioni që i dhatë në 2017, kur na dhatë munëdsinë për të qenë përballë jush pa të tjerë në preh, e të na shihnit në sy, t’ju shihnit. Por t’ju përgjigjeshim me fuqitë tona. Revolucioni vazhdon. Mandati i tretë do e transferojë këtë vend, ku shteti është në xhepin e qytetarit. Jo për t’i marrë nga xhepi, por për të marrë nga xhepi i tij kërkesën dhe për ta kthyer kërkesën në dokument të plotësuar fakt në smartphone-n e tij, për qytetarin dhe biznesin. Për të riun e të moshuarin, të madhin e të voglin, student e fermer,” tha Rama.