Si do të jenë fletët e votimit me 25 prill: Emra apo numra për kandidatët për deputetë?

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka publikuar imazhet e fletëve të votimit që po diskutohen për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit.

Procesi i konsultimit vazhdon dhe ende nuk është përcaktuar varianti final që do të përdoret në votime.

Variantet që diskutohen përmbajnë opsionin e emrave të të gjtihë kandidatëve dhe opsionin e vendosjes së numrave, pa emrat e kandidatëve.

Ndërkohë, në rrjet ka pasur një reagim të qytetarëve të cilët kanë kërkuar vendosjen e emrave në fletet e votimit për t’u orjentuar më thjesht dhe për të lidhur votën e tyre me emrin e kandidatit. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT