Sjellja e Metës në zyrat e FRD-së/ Veliaj: Degjenerim total psiqik, mendor dhe i alkoolizuar

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Report Tv ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar, teksa nuk i ka kursyer ironitë.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alooklizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Ai ka komentuar edhe politikisht sjelljen e Metës, duke thënë se është qartazi një provokim. Për Veliaj, Metën e ka kapluar frika nga këto zgjedhje, sepse është i bindur që partia e themeluar prej tij do të ketë të njëjtin fat.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë dhe reflekton frikën e tij më të madhe se i trembet faktit që nëse nuk do të kenë mandate do të përfundojnë edh ata në rrugë, por ky është problemi i presidentit që ka nevojë për mbështetje mjekësore, për ndihmë”, tha Veliaj.

Numri një i Tiranës, ka sqaruar procedurialisht pse i është dërguar kërkesa FRD-së për të liruar zyrat. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Veliaj tha se ajo zyrë është pronë e Bashkisë dhe jo e FRD-së, e për aq kohë sa ata nuk kanë asnjë përfaqësues në parlament nuk mund të kenë një seli. Veliaj shtoi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me parti të tjera të vogla, që kanë respektuar ligjin, ndryshe nga FRD-ja e Sali Shehut që “thërriti rrugeçërit e lagjes”, referuar këtu Metës.

“Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politke, sic ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli, unë e kuptoj që me stilin e dhunës PD, mori ndërtesën e SHQUPIT, në Tiranë janë 150 parti nëse do shkon të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë Politke të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë”, tha ai.

Veliaj i është përgjigjur edhe pretendimeve të drejtuesit të FRD-së, Sali Shehut, se shkresa nuk ka qenë sipas ligjit.

“Nëse shkresa nuk është e rregull çoje në Gjykatë, nuk thërret rrugaçet që të mbrojë Bashkinë, Milo e respektoi, Bushati e kuptoi dhe duhet të kuptojnë që nuk kanë të drejtë të kenë seli kur nuk kanë përfaqësi në parlament, duhet të kuptojnë që ky qytet para 6 vitesh i ka thënë lamtumirë dhunës, të thërrasës rrugaçet për që ke shok, thjesht ul pikë“, shtoi kryebashkiaku.

Këto zyra, ka sqaruar kryebashkiaku, do të vihen në dispozicion të Bashkisë.

“Ne do të transferojmë zyrat, Bashkia merr me qira në privat dhe lë zyrat e veta dhe lë në zaptim zyra nga politikanët e lodhur, një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë, do duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë, do i procedojmë penalisht të gjithëve, dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, zaptuesit do të largohet, qyteti do i kthehet qytetarëve”, përfundoi Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT