SKANDAL/ UEFA detyron Shqipërinë të heq ADEM JASHARIN nga banderola pas porte (FOTO)

Shqipëria luajti sot me Anglinë duke u mundur 0-2 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Qatar 2022”

Në prag të kësaj ndeshje, në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “TKZ”, kanë shpalosur një banderolë pas portës, ku shfaqeshin 5 heronj kombëtar, teksa mbi ta shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju!”

Në banderolën e vendosur, një ndër heronjtë kombëtar, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili ndodhej në krahun e majtë të banderolës. Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr, teksa me shumë mundësi, kjo është urdhëruar nga UEFA dhe përfaqësuesit që ndodhen në stadium.

Çfarë ndodhi në stadiumin “Air Albania”? Hiqet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT