Skënder Brataj nxjerr të dhënat e studimeve në BE dhe SHBA: Pse duhet të kemi besim tek vaksina AstraZeneca

Kreu i Urgjencës Kombëtare, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, lidhur me vaksinën AstraZeneca, e cila po përdoret edhe në Shqipëri, pas mbërritjes së ngarkesës prej 38 mijë dozash.
Duke iu referuar gjetjeve të ekspertëve të BE dhe SHBA, Brataj shkruan se procesi duhet të vijojë normalisht, pasi vaksina është efektive dhe e sigurtë.
Mesazhi i plotë
Vaksina AstraZeneca është efektive dhe e sigurt, prandaj duhet të vazhdojë procesi i vaksinimit të popullsisë.
Një analizë fillestare e EMA, konstatoi se AstraZeneca është e sigurt, pasi Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE pezulluan përdorimin e saj. Prej ditësh lajmi se kjo vaksinë shkakton trompozë, ka krijuar mjaft mosbesim edhe në vendin tonë, me të cilën prej disa ditësh po vaksinohen stafet pedagogjike. Por vetëm një ditë më parë EMA deklaroi se kjo vaksinë është efektive kundër virusit, për parandalimin e sëmundjes dhe formave të rënda të saj.
EMA rekomandon vazhdimin e përdorimit të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca. Sipas EMA-s mbrojtja nga infektimi është “më e madhe se rreziqet” nga efektet anësore të vaksinës.
AstraZeneca nuk konstaton rritje të trompozave (mpiksjes së gjakut) pas vaksinimit me këtë vaksinë. Ka pasur raste të izoluara deri tani në të gjithë BE nga personat që ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, shtatë milionë vetë dhe njëmbëdhjet million qytetarë në Angli. OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për vendet që kanë pezulluar administrimin. Ndërkohë, BE po përgatitet për një shtrëngim të ri në eksportin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.
EMA analizoi 30 komplikanca me trompozë (mpiksje gjaku) midis 7 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po kryeshin vlerësime të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e ndaj saj. Një komision i EMA-s kërkon krijimin e një “ndërgjegjësimi më të madh” për rreziqet. Prandaj EMA rekomandon një përshkrim të këtyre rasteve të përfshihet në letrën që shoqëron vaksinën, në mënyrë që rastet e trompozës të jenë të njohura nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët.
Ekspertët e EMA kontrolluan më parë të dhënat e rasteve me trompoza, së bashku me prodhuesin e vaksinave, ekspertët e sëmundjeve të gjakut dhe autoritetet shëndetësore. Studimet klinike kanë treguar që vaksina është së paku 79% për qind efektive. Dëshmitë në “botën reale” sugjerojnë që efektiviteti mund të jetë edhe më i lartë.
Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.
Pas vendimit të EMA-s, Italia ka vendosur që të rinisë vaksinimin me AstraZeneca dhe Kryeministri Mario Draghi u shpreh se vaksinimi do të rinisë. Italia nuk është vendi i vetëm që ka rinisur vaksinimin me AstraZeneca. Dhe në vende të tjera në BE, qeveritë kanë vendosur që të marrin këtë vendim pas sugjerimeve të EMA.
Është në shqyrtim nga FDA në Shtetet e Bashkuara aprovimi i vaksinës së AstraZeneca, por SHBA do të dërgojnë 4 milion doza të vaksinës së
AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada: 2.5 milion do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada. Kjo është hera e parë që administrata amerikane ka rënë dakord të eksportojë vaksina të prodhuara në SHBA. Miratimi në SHBA mund të vijë në prill, ndërsa AstraZeneca ka vazhduar të prodhojë miliona doza në Shtetet e Bashkuara.
Vaksina është aprovuar tashmë në Meksikë dhe Kanada.
Vendet të cilat kanë kryer një numër të lartë vaksinimi kanë një ulje të umrit të të infektuarëve dhe të numrit të sëmurëve. Vaksinimi ngelet e vetmja zgjidhje për dritën jeshile të një jete normale. /Gazeta SHQIP