“Skuadra e PD zhgënjyese, rezultat i një lideri pa karakter”- Rama: Lista e LSI, për SPAK-un dhe OFL

Kryeministri Edi Rama e konsideroi “zhgënjyese” skuadrën e PD për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se ky nuk ishte maksimumi që mund të bënte kjo forcë politike.

Në një konferencë për shtyp, Rama nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, të cilën e etiketoi si një lider “pa karakter, pa vizion e pa forcë”.

“Skuadra e PD është zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që ky ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, vizon e forcë. Nuk besoj që rrethi i influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që PD mos të ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq. Lista e PD është afirmimi i fosilizimit”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te lista e LSI-së, Rama tha se ajo është “listë për SPAK dhe OFL”.

Sipas kryesocialistit, LSI është “katandisur si mos më keq” dhe se kjo forcë politike, sipas tij, është kthyer në një “magazinë që administrohet nga gruaja e Presidentit që shet dokrra dhe ble vota”.

“Për listën e LSI-së nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj e të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë një neturazh si mezet rreth karkalecave të tiganit ët Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër dhe është konfirmim i një katandie si mos më keq të një force politike që sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit dhe që shet dokrra dhe blen vota”, shtoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT