“Ta bëjmë ditën natë”/ Rama tallet me gafën e Bashës: E sigurtë që ti e bën vëlla (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë përmes një video të hedhur në Instagram ka risjellë në vëmendje gafën e kryedemokratit Lulzim Basha në takimin me të rinjtë.

Basha në këtë takim është shprehur se e do e “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte “natën ditë”.

Rama e izonizon se është i sigurt që Basha mund ta bëjë një gjë të tillë, edhe nisur nga fakti që shpesh e kanë akuzuar se “fle gjumë” në vend që t’i japë një zgjidhje problemeve.

“Ditën natë është e sigurtë që ti e bën vëlla. Mbretëria e gjumit. ”, shkruan Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT