Tensione në prag fushate/ Pas Metës, LSI shkon në zyrat e FRPD, reagon PD: U urdhërua nga Rama

Ende pa nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kanë nisur tensionet politike, e jo për shkak është bërë refuzimi i FRD-së, partisë në koalicion me PD-në, për të liruar zyrat që janë në administrim të bashkisë së Tiranës.
Presidenti Meta mësohet se ka qenë aty rastësisht në momentin e përplasjes së policëve bashkiakë me anëtarët dhe drejtuesit e FRD-së. Më pas ka ndërhyrë në mënyrë energjike duke u përplasur me punonjësit e policisë bashkiake duke i nxjerrë jashtë nga zyra dhe duke i kërcënuar se do t’i fuste në burg dhe se do të kishin fatin e policëve të Mubarakut.
Pas këtij incidenti, në zyrat e FRD-së ka shkuar menjëherë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili ka dënuar një akt të tillë. Më pas Partia Demokratike mbajti një deklaratë që dënonte veprimin e bashkisë së Tiranës.
Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.
Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.
Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!
“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”, thuhet në reagimin e PD-së.