“Tërmeti e pandemia na thyen në mes mandatin”/ Rama: Ja pse janë në listë Luljeta dhe Najada

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm me kandidatët për deputetë të PS në Tiranë në ambjentet e jashtme të stadiumit Air Albania.

Rama kujtoi se mandati i dytë i PS është goditur rëndë nga dy ngjarje të mëdha, si tërmeti dhe pandemia, prandaj dhe shtoi se Luljeta Bozo dhe Najada Çomo nuk janë rastësisht në listë.

“Sa më shumë partitë politike të kenë ambicien dhe vullnetin për t’u bërë pasqyra të shoqërisë, aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë që nivelin më të lartë të përfaqësimit të çdo partie që është kuvendi, njerëzit të identifikohen jo thjesht me një parti, por me vetveten.

Ta gjejnë veten e tyre duke parë në një skuadër profile dhe eksperienca të ngjashme të tyret dhe duke gjetur në këto profile arsyen për të qenë më besimplotë, për të pasur më tepër besim tek politika si një mjet për të realizuar qëllime të mëdha dhe të përbashkëta. Është e qartë që qoftë zgjedhja e Luljetës, qoftë e Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me dy sfida të jashtëzakonshme, të cilat e kanë thyer në mes mandatin tonë të dytë”, deklaroi Rama.

Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit nëse nisemi nga tërmeti dhe nga ana tjetër shprehje e vullnetit tonë për të çuar deri në fund përballjet e nisura, qoftë me zhbërjen totale të gjurmëve të tërmetit, gjë që besoj fort do të jetë një realitet deri në pranverën e ardhshme,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT