Thuhet se djali i Arjan Salës është i sëmurë, xhaxhai i të ndjerit ben apelin: Nuk është e vërtetë, mos u mashtroni! Mos u besoni faqeve në rrjetet sociale

Ditën e sotme në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar xhaxhai i Arjan Salës, Naimi, për të kujtuar të riun i cili humbi jetë si pasojë e rënies së zjarrit në magazinën e një qendre tregtare.

Ai u shpall “Dëshmor i Kombit”, pasi humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar jetën e kolegëve të tij. Xhaxhai i tij u shpreh se nuk përshkruhet me fjalë dhimbja që kanë prindërit, bashkëshortja dhe familjarët e tij.

Naimi tregoi se Arjani la pas një djalë katër vjeçar, i cili do të rritet pa baba, por me dashurinë e gjithë të tjerëve.

“Dje falënderova publikisht të gjithë shqiptarët, u ndjeva krenar. Mendoja që ishim delja e zezë e Ballkanit, po duket se bëhemi bashkë në çdo vështirësi. Kemi marrë telefonata ngushëllimi nga të katër anët. Kanë ardhur në banesë njerëz që as nuk i njihnim dhe as na njihnin. Kanë ardhur letra në adresë të familjes që shprehin ngushëllimin, apo edhe kontribute financiare, nga njerëz që nuk i kemi parë kurrë”, tha xhaxhai i të ndjerit.

Thuhet se djali i Arjan Salës është i sëmurë, xhaxhai i

E teksa dy moderatorët e emisionit treguan një numër në ekran, për të ndihmuar familjen e Arjanit, Naimi ndërhyri dhe bëri një thirrje për të gjithë.

“Ai numri që keni vënë në dispozicion për të kontribuar kushdo me dëshirën e tij, ne nuk po thërrasim që të na sjellin apo të na ndihmojnë. Ne nuk do ta bëjmë kurrë një kërkesë të tillë. Nuk po kërkojmë asgjë. Kemi dëgjuar dhe po na bien në vesh se po del diçka për fëmijën e Arjanit. I biri i Arjan Salës është në sëmundje të keqe, ka probleme të shumta me sytë, ju lutem kontribuoni. Janë disa faqe të ndryshme në Facebook, ju lutem mos u besoni. Arjani ka lënë një bashkëshorte shumë të re dhe një djalë yll pa asnjë sëmundje shëndetësore. Nuk kërkojmë që ti shpëtoni jetën, pasi nuk ka asnjë sëmundje”, tha xhaxhai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT