‘Tik Tak, Rama ik’, thirrja e Neritan Liçajt në fushatën e PD: Mos e pranoni atë thes miell! Ndihuni krenarë për atë çfarë jeni

Neritan Liçaj ishte i dyti që u ngjit në podiumin e PD-së për të vijuar fjalimin në hapjen e fushatës elektorale, pas shkrimtares Flutura açka.

Ai u shpreh se jemi ne shqiptarët dhe qytetarët e thjeshtë që do ta bëjmë Shqipërinë. Aktori bëri thirrje që askush të mos nënshtrohet e gjunjëzohet, por të ndihen krenar që janë bij shqiptarë.

Neritan Liçaj: Tani do e nisim ne qytetarët që refuzojmë të themi ne nuk bëhemi, ne bëhemi. Ne jemi të bindur se do e ndryshojmë. Nuk duam që ky qiell të njolloset. Të gjithë kemi pas pikëpyetje. Shkoni në paqe në shtëpitë tuaja dhe shikoni thellë në sytë e fëmijëve tuaj dhe keni për të gjetur përgjigjen që fëmijët tanë të mos ikin jashtë shtetit. Mos kërrusni shpinën dhe të hani kërcënimin që u thonë do u heqim nga puna. U them efektivëve të policisë që të kujtojnë betimin. U them të gjithë atyre njerëzve që të mos e pranojnë atë thes miell, mos pranoni më të gjunjëzoheni, por filloni të fluturoni dhe të ndiheni shqiptarë, por të ndiheni bij të shqipes. Tik Tak. Rama ik, Rama ik, Rama ik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT