‘Tirana arrin imunitetin e tufës në…’/ Sulçebe jep detaje: Sa kohë duhet për gjithë Shqipërinë

Imunologu Gent Sulçebe ka deklaruar se deri në fund të qershorit të këtij viti, Tirana do të ketë arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës.

Thënë ndryshe sipas tij, kryeqyteti në fund të qershorit do të ketë arritur 75% të popullsisë të imunizuar, duke llogaritur bashkë edhe vaksinimet por edhe ata që do e kalojnë infektimin.

Në një intervistë në ABC, Sulçebe ka shtuar se për sa i përket të gjithë Shqipërisë, imunizimi i tufës pritet që të arrihet në dhjetor.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm. Duke marrë parasysh vaksinimin, në dhjetor do kemi arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Pra mbi 75%.  Deri në fund të qershorit për Tiranën besoj se do të kemi arritur 75% të imunitetit. Për gjithë Shqipërinë është pak më ndryshe. Aktualisht nuk është arritur 32-35%. Por kjo varet edhe nga vaksinimi dhe shpejtësia e vaksinimit.”, tha Sulçebe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT