Tragjedi! Koronavirusi shuan një familje në Rubik, tre anëtarët vdesin brenda një jave

Një lajm tragjik vjen nga Mirdita, ku një familje raportohet se është shuar nga covid.

Tre anëtarët e familjes nga Rubiku, ndërruan jetë brenda një javë, pasi nuk e fituan dot betejën me covid.

Mësohet se viktimat janë Hamit, Dushe dhe Alban Cara, djali i tyre i vetëm.

Këtë betejë e humbi fillimisht djali dhe babai, e ndërsa fatkeqësisht pak ditë më pas, brenda një harku kohor prej një jave, ka ndërruar jetë edhe gruaja.

Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme me 2 prindër që kanë sakrifikuar shumë për rritjen e fëmijës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 21 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, 780 janë rastet e reja me Covid-19. Muaji shkurt u mbyll me një bilanc dramatik me 406 viktima.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT