“U mblodhën si dasmorë”/ Rama tallet me mitingun e PD: Ja ku ishte Luli që i la në të ftohtë 1 orë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë nuk la pa përmendur edhe mitingun e bërë nga Partia Demokratike.

Ai ironizoi kryetarin e PD, Lulzim Basha, duke thënë se ishte në gjumë prandaj u vonua një orë duke lënë mbështetësit të presin në të ftohtë.

Gjithashtu u shpreh i revoltuar me mbledhjet pa distancë në kohë COVID-i.

“Se si mund të mblidhen në këtë kohë, ku në fund të fundit dallimit mes përgjegjësisë dhe mungesës së saj e bën një akt fare i thjeshtë, akti i të qenit të kujdesshëm për shëndetin. Dhe mbi të gjitha të qenit respektues ndaj kryeqytetit, me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhëndërr që vonohet një orë.

Merreni me mend ça të presësh nga dikush që lë një orë në të ftohtë njerëzit që i mbledh vetë. Natyrisht po flinte gjumë, e la takimin në orën 5, nuk është orë për Lulin që të dalë të presë, është orë për t’u zgjuar,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT