Ultimatumi amerikan, paralajmëron Ngjela: Rama dhe Basha ikin të dy nëse del lista me…

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se në listat e PD dhe PS mund të ketë persona të inkriminuar. Në një lidhje me OPEN në Top Channel, Ngjela paralajmëroi se nëse nuk është zbatuar ultimatumi amerikan për lista të pastra, Basha dhe Rama do të largohen.

“Po doli listë që nuk i kanë hequr personat e inkriminuar nuk do t’i keni kryetarë më as njërin dhe as tjetrin. Korrupsionin nuk e kam denoncuar unë, e ka denoncuar politika e lartë amerikane. Ambasadorja amerikane tha, hiqni të inkriminuarit. Në rast se del një listë me të inkriminuar, çfarë ndodh? Ikin të dy!”, tha Ngjela.

Ngjela tha se Rama nuk ka fituar asnjë betejë në partinë e tij, pasi nuk ka demokraci të brendshme, ndërsa për Bashën u shpreh se është i humbur.

“Basha është në gjendje të rëndë. Është i humbur, pse flisni për të humburin. Ka bërë gabime trashanike. Duhet të ndryshojë statusin. Ky takon njerëzit, i pyet “sa e ke rrogën” “kur hëngrë””, tha Ngjela./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT