“Veliaj më hoqi pasigurinë”, Bozo: Ja pse e pranova ftesën për të kandiduar! Nuk bën vaki që PS të ketë…

Kandidatja e PS në Tiranë, inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka zbuluar detaje të reja se PS pranoi të futet në politike, në një moshë kaq të thyer.

Bozo tha se e pranoi ftesën pasi PS është një parti progresiste, që i mban premtimet. Sipas Bozos, qeveria e tregoi veten me termetin dhe pandeminë. E para në listën e PS në Tiranë tha se Italia është ekonomia e 7-të në botë dhe nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit.

“Filloj të fryjë dhe ne inxhinierët i kemi të shkurtra fjalët. Të vija në politikë nuk më kishtë shkuar ndonjëherë në mendje. Ftesa më erdhi nga Rama dhe Lali Eri me hoqi disa pasiguri dhe duke parë interesin e njerëzve të njohur dhe të panjohur, sidomos pas tërmetit, unë e pranova ftesën në ketë moshë që jam. Zgjodha sepse PS është parti progresiste me vizion, që bën ato që premton. Nuk ka bërë vaki që të mos ketë mbajtur premtimet. Dhe duket patur parasysh se në këtë periudhë pati dy ngjarje të vështira, tërmeti dhe pandemia.

Njerëzit të mos harrojnë ku e mori PS në 2013 dhe çfarë reformash të pabesueshme bëri.  Prandaj duhet të marrë mandatin e tretë. Qeveria e tregoi veten këto 15 muaj. Ne duam ta kemi shtëpinë brenda 24 orëve, ndërsa kemi Italinë e 7 më e fuqishme në botë dhe ka 15 vjet që nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit, akoma në rulota janë. Është në të mirën e të gjithëve të fitojë PS.”, tha  Bozo. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT