Vendimi i papritur/ AstraZeneca ndryshon emrin e vaksinës, pranon rastet e rralla të trombozës

Vaksina për koronavirusin e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca ka ndryshuar në mënyrë të papritur emrin dhe do të quhet “Vaxzevria”. Lajmin e bëri të ditur agjencia suedeze e mjekësisë Läkemedelsverket bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Vendimi vjen pasi vaksina e AstraZeneca ishte në qendër të vëmendjes globale në javët e fundit, dhe mendohet se për këtë arsye drejtuesit e kompanisë kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin.

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 25 mars, pas një kërkese të grupit farmaceutik anglo-suedez.

Në faqen zyrtare të EMA, e cila shpalos dhe broshurën e vaksinës, shihet se mes efekteve anësore është listuar dhe rastet e rralla të trombozës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT