“Verifikimi elektronik për herë të parë në Shqipëri”, Celibashi: Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë

Kreu i Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi thotë se për herë të parë në Shqipëri do të zbatohet votimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video ku tregon sesi do të funksionojë votimi elektronik.
Ai paralajmëron se pajisja identifikon të gjithë ata që do të tentojnë të votojnë dy herë dhe nëse do të ketë raste të tilla do të ndëshkohen.
“Për herë të parë në Shqipëri zbatohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Kjo pajisje do të jetë në çdo qendër votimi. Duke lexuar njoftimin ose pasaportën tuaj. Nga leximi do të shfaqen të dhënat tuaja si dhe foto. Pas verifikimit nënshkrimi do të bëhet duke lënë edhe shenjën e gishtit. Të dhënat tuaja ruhen sipas standarteve më të larta të sigurisë. Pas përfundimit të procesit zgjedhor të dhënat do të asgjesohen. Kujdes! Pajisja verifikon tentativën e votimit të dyfishtë dhe e dokumenton atë.Çdo shkelje dënohet sipas ligjit,” thuhet në video.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.
Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë,” shkruan Celibashki në postimin e tij.