VIDEO/ Arjan Sala, Dëshmor i Atdheut, Rama te familjarëve: Po të mos ishte ai do ishin shumë nëna duke qarë sot

Kyeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë mbërritur në shtëpinë e Arjan Salës, 32-vjeçarit të shpallur “Dëshmor Atdheu” për shkak se ndërroi jetë pasi shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një qendër tregtare në Tiranë.
Titulli iu dorëzua familjes nga Kryeministri Rama i cili do të shkojë për vizitë ngushëllimi. “Është detyra jonë ta nderojmë, bëri një heroizëm të madh. Po të mos ishte ai do ishin shumë nëna duke qarë sot.”, u shpreh Rama. (lajm në përditësim)