(VIDEO) Debati i famshëm në KPD-në e PS/ ‘Profecia’ e Finos dhe përplasjet me Nanon: Kam një merak se nuk bëhem dot president

Bashkim Fino shihej si një njeriu politikan që ishte më pranë liderit historik të socialistëve, Fatos Nano. Por në dhjetor të vitit 2001, PS që ishte në pushtet u përfshi në përplasje të forta brenda saj, ku u ndanë në dy kampe, në mbështetës të kryesocialistit Fatos Nano dhe në ato pro kryeministrit Ilir Meta.
Fino në atë kohë ishte ministër në qeverinë Meta dhe në mbledhjen e famshme të KPD-së së PS ku ishin përplasjet e mëdha. Kjo ishte hera e parë që Fino dilte kundër Nanos dhe u shënua krisja e parë mes tyre. Fino në KPD e dorëzoi detyrën si ministër i Punëve Publike dhe i Turizmit me qëllim e shmangies së konfliktit brenda PS-së.
“Kam vetëm një merak më thënë të drejtën po këtë nuk e realizoj dot, të bëhem President i Republikës sepse nuk e kam moshën se në kushtetutë duhet të jesh 40 vjeç dhe këtë se bëj dot. Nuk e shtoj dot moshën, por mbase do ta kem pas 2005-ës këtë mundësi, se këtu do jemi prapë, s’kam për të vdekur.
Për Bashkim Finon ka rëndësi emri i mirë i Bashkim Finos, nuk ka rëndësi emri i mirë si ministër, se si dhe qysh e ka bërë punën, atë e gjykoni ju, e gjykon dhe kryesia e Partisë Socialiste. Për Bashkim Finon ka rëndësi emri i mirë i familjes së tij që e ka vërtet të nderuar dhe të respektuar dhe në mënyrë të veçantë vota e atij elektorati të shkëlqyer socialist të Kuçovës, që edhe këtë rradhë më dha mbi 70% të votave”, tha Fino.
Ndoshta kjo deklaratë pas 20 vitesh do të qëndrojë si një profeci, pasi Fino i vetmi post që nuk e kishte, pasi në karrierën politike ishte kryebashkiak, kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër.
Fjalimi i Finos në KPD
Prapë vazhdojmë që të rimojmë emrat dhe më duhet të ndërroj ose emrin e shkurtër që më flasin Baçi,siç më flet miku im Nano ose duhet që të ndryshojnë ata, të mos ma përmendim më këtë mbiemër që kam me një ç, se disa e kanë me 2 dhe 3.
Pra në këto sulme kundër qeverisë Meta 2 , Nano në shumë takime është munduar të thotë shpif, shpif se diçka do ngelet dhe është normale. Po të përfitosh nga populizmi i njerëzve, nga ajo që njerëzit në përgjithësi të gjithë na duan dhe po të vemë poshtë na duan të gjithëve është e vërtetë. Dhe po të përfitosh nga ideja dhe mendimi që vërtet këta njerëz kanë probleme dhe halle dhe ne këtë të gjithë e dimë që kanë probleme dhe halle dhe nëse ndonjëri nuk e di bën gabim. Po të luajmë me këtë, ne mund të bëjmë shumë shpejt njerëz pranë vetes, duke kritikuar që pse nuk bën ujësjellësi, pse nuk është bërë rruga, si i mori paratë Kryetari i Bashkisë, e të tjera probleme që mund t’i bësh shumë njerëz të pakënaqur në këtë drejtim.
Kur erdha në Tiranë, si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe më vonë dhe si Zv-Kryeministër tek qeveria Nano, unë kisha pak përvojë politike me thënë të drejtën. Kisha përvojë lokale, isha Kryetar Bashkie shumë i mirë bile do të thoja. Unë atëherë nuk i njihja mirë metodat e disa ustallarëve të politikës së lartë socialiste, të cilat si zanat të tyre kishin më të preferuar spiunimin dhe shpifjet nëpër ambasada. Po, po s’ka problem.
Sot që e kam këtë përvojë politike, ne këto 5-6 vjet këtu në Tiranë, po shikoj se edhe tani këta ustallarë që kanë mbetur pa karrige vazhdojnë zanatin e vjetër të tyre dhe prapë po merren nëpër ambasada duke shpifur përsëri prapë për Bashkim Finon. Po t’i numëroj akuzat dhe shpifjet e tanishme për Finon, natyrisht janë më të pakta në raport ato që janë thënë më përpara. Por unë mendoj që nuk është çështja dhe zgjidhja, e thashë dhe në një intervistë më përpara në TV Klan, heqja e 2-3 apo dhe 5 ministrave dhe me kaq mbaroi kriza. Kam përshtypjen se dhe vetë Nano në fjalën e tij tha që Meta nuk po bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës dhe do të vijë rradha ty.
Pra me qëllim që opinoni publik socialist në rradhë të parë që na ndjek me shumë rëndësi dhe shqiptar të marrë vesh vërtet qëllimet se çfarë do të bëjmë ne pas 2-3 muajsh, se nuk është fjala për sot dhe nesër, se mesa duket po zgjidhet kriza. Unë do t’i lë në dorë atij djali që është me karakter të fortë, që quhet Ilir Meta, dorëheqjen time si antar, si ministër, do t’ia lë në dispozicion që të zgjidhë çfarëdo krize që mendon ai si kryetar i Partisë Socialiste. Pse e them këtë? Se për Bashkim Finon, nuk ka rëndësi posti i një ministri, se kam qenë Kryeministër, Zv/Kryeministër , deputet, po prapë ministër.
Kam vetëm një merak më thënë të drejtën po këtë nuk e realizoj dot, të bëhem President i Republikës sepse nuk e kam moshën se në kushtetutë duhet të jesh 40 vjeç dhe këtë se bëj dot. Nuk e shtoj dot moshën, por mbase do ta kem pas 2005-ës këtë mundësi, se këtu do jemi prapë, s’kam për të vdekur. Për Bashkim Finon ka rëndësi emri i mirë i Bashkim Finos, nuk ka rëndësi emri i mirë si ministër, se si dhe qysh e ka bërë punën, atë e gjykoni ju, e gjykon dhe kryesia e Partisë Socialiste. Për Bashkim Finon ka rëndësi emri i mirë i familjes së tij që e ka vërtet të nderuar dhe të respektuar dhe në mënyrë të veçantë vota e atij elektorati të shkëlqyer socialist të Kuçovës, që edhe këtë rradhë më dha mbi 70% të votave.
Pra i dashur Nano dhe të dashur anëtarë, unë jam një nga ata të stërvotuarit, edhe si deputet edhe në forumet e partisë që nga ’92, kur s’hynte njeri në Partinë Socialiste. Pra jam nga ata socialistë që jam i stërvotuar dhe në renditjen e deputetëve më vjen keq që ma ka marrë Kryeministri Meta, po jam i dyti në listë se kam marrë 70%. Unë që kam qenë Kryeministër i Pajtimit Kombëtar, që di më shumë se të tjerët se çfarë tragjedie është gremina e destabilizimit, desha t’i bëj një thirrje mikut tim Nano dhe ju anëtarëvë të përgjithshëm të komitetit drejtues socialist nëse keni pak moral dhe patriotizem, na lini të punojmë në qeverinë Meta që ta çojmë Shqipërinë drejt Europës, duke korigjuar natyrisht të metat dhe dobësitë që ka qeverisja që asnjëherë nuk mund të jenë perfekte.
Të dashur shokë dhe shoqe, ne socialistët jemi progresistët, ne jemi më të mirët dhe nuk ka si ne, se e morëm në ’97 dhe sot jemi pranë dyerve të Europës. Prandaj sot besoj, më fal për modestinë, që së bashku fituam në ’97 dhe përsëritëm fitoren në vitin 2001 dhe kemi nisur rrugën e mbarë të Integrimit Europian. Dhe së fundmi ,dua ta mbyll këtë fjalë shumë të shkurër, por shumë dashamirëse timen në këtë pajtim, me një fjalë shumë të urtë: Zoti i fal të gjitha mëkatet, por kur nuk je mosmirënjohës ai nuk i fal.