VIDEO/ Idrizi: Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, e ndihmova sepse më vinte keq

Me hapjen e fushatës elektorale, Edi Rama thuajse në cdo takim elektoral ka bërë pjesë të retorikës me ironi dhe etiketime, jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe aleatët e opozitës, mes të cilëve edhe Shpëtim Idrizin që e quan “Tym Idrizi”.
Kreu i PDIU-së, i është përgjigjur mbrëmjen e djeshme nga kanali ABC. “Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me sulmin që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara.
Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që duhet të jetë i kujdesshëm për gjuhën, bëhet karagjoz, më kujton një personazh, me thënë të drejtën të më falë që do e përmend, ka qenë një Gëzim Kulufi, i cili ngacmonte cdo njeri që shihte në rrugë.
Mbaj mend që i kam dhënë borxh zotit Rama për ta ndihmuar sepse më vinte keq, që ai pas shumë vitesh emigracion erdhi në Shqipëri vetëm me 3 mijë euro, të paktën kështu na tha” tha ai.
Idrizi asokohe ka qenê drejtori i Doganave nën administratën “Nano”.