VIDEO/ Kryemadhi përvesh mëngët për 14 Mars, gatuan ballokume në qytetin ku kandidon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përvesh mëngët dhe nis punën për përgatitjen e ëmbëlsirës simbol të 14 Marsit, ballokumen, në prag Festës së Ditës së Verës

Kryemadhi shfaqet në kuzhinë ku së bashku me një zonjë nis përgatitjen e ëmbëlsirës.

Kryetarja e LSI thotë se gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.

“Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës. Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina,” shkruan ajo.

Monika Kryemadhi është kryesese e listës së LSI në qarkun e Elbasanit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT