VIDEO/ “Mendjen e paske top”- Rama takon dhe i puth dorën 111-vjeçaren që u vaksinua kundër COVID

Zenepe Pirani, 111 vjeç, është qytetarja më e vjetër e cila mori sot vaksinë e Pfizer kundër koronavirusit.

Ajo u vizitua sot nga kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Shkodrës pasi e moshuara shprehu dëshirën për ta takuar.

“E kemi bërë të dy vaksinën. Po e heq maskën. E fortë është ee?! Unë nuk të njihja, por kur pashë që doje me më takuar, erdha. 111 vjeç hyn për 112. Domethënë ti je si me lind unë prapë sot dhe me u bë edhe njëherë kaq. Ne të rinjtë nuk dorëzohemi ne këtu. Mendja top ee. Mos se u lodhe t’u fol. Të jesh mirë. Edhe unë u kënaqa”, tha Rama

E moshuara është me origjinë nga Podgorica dhe jeton prej 97 vitesh në qytetin e Shkodrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT