VIDEO/ ‘Po, po e vërtetë…’/ Basha godet sërish nga Gjirokastra, ngatërron vendlindjen e Musine Kokalarit

Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë. Pak ditë pasi ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, gjatë një vizite që bëri sot në Gjirokastër, Basha ka ngatërruar vendlindjen e Musine Kokalarit.
Gjatë vizitës në shtëpinë e Kokalarëve, Basha tha se Musine Kokalari kishte lindur aty, por menjëherë u korrigjua nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.
Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.
Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Turqi. Ka ardhur në moshën dy vjeçare.
Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.
Shihni videon, minuta e dytë