Video prekëse/ “Ku e ka mama gocën”, nëna që kaloi Covid rrëfen momentet e lindjes

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë pamjet nga momenti kur Fabiola merr për herë të parë në krah të bijën. “Ku e ka mama gocën”, shprehet ajo. Fabiola tregon se fillimisht ka neglizhuar simptomat e para dhe më pas i është dashur të shtrohet në reancimacion për shkak të rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Fabiola, është një nënë e re e cila ka sjellë në jetë të bijën Najla gjatë kohës kur ka qenë në reanimacion për shkak të COVID.

“Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe vajzën. Ishte një neglizhencë nga ana ime. Nuk është së i vura shumë rëndësi simptomave të para. Kam ardhur me urgjencë të materniteti dhe më pas të Infektivi. Pastaj kam qenë në reanimacion. Kam bërë lindjen në mënyrë urgjente nga stafi i maternitetit që më ka ardhur te kirurgjia, Të gjithë personelin e kam pasur në dispozicion. Falenderoj stafin mjekësor pasi falë tyre jam këtu ku jam sot”, tregon ajo.

Ministrja Manastirliu e përshkruan këtë si një moment magjik ndërsa shpreh vlerësim për punën e stafit mjekësor.

“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me #covid19. Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj #Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë”, shkruan ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT