VIDEO/ Protestat e dhunshme në Athinë, policia greke bën fajtor një shqiptar

Personi që rrëzoi policin gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në lagjen periferike Nea Zmirni të Athinës ishte shqiptar, e madje i njohur sipas policisë mes anarkistëve të lagjies Eksarqia.

Të njëjtat burime pohojnë se ai njihet me pseudonimin “Indiani” dhe se forcat e rendit i janë vënë pas këmba-këmbës. Në momentin që do të ndalohet, shqiptarin do të përballet me akuzën e tentativës për vrasjen e një polici në krye të detyrës, prishje të qetësosë publike dhe lëndime trupore.

Mësohet sakaq se autoritetet kanë arritur të ndalojnë 22 vjecarin grek që bashkë me shqiparin goditën policin duke e rrëzuar nga motocikleta. Ata e kanë qëlluar me shkopinj e shkelma dhe më pas, e më pas drejt efektivit edhte lëshuar dhe një pjesë tjetër e turmës së zemrëruar duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia thotë se është çështje kohe që ai të arrestohet. Sapo të arrestohet ai do të dërgohet në gjykatë me akuzën e tentativës për vrasje të policit në detyrë, prishje të qetësisë publike dhe dëmtime trupore të rrezikshme.

Ndërkohë në duart e autoriteteve ka rënë një 22 vjeçar grek, i cili së bashku me shtetasin shqiptar rrëzuan policin e ndërhyrjes së shpejtë nga motoçikleta dhe në vazhdim e goditën atë me shkopinj dhe shkelma.

Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT