VIDEO/ Rama nxjerr pamjet nga Spitali i Fierit, shihni si duket kantieri i ndërtimit pas 57 ditësh punë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga kantieri i ndërtimit të spitalit rajonal të Fierit.
Rama ka publikuar në Facebook një video që tregon avancimin e projektit 57 ditë që prej nisjes së punimeve.
“Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial FIER, Dita 57 LIVE”, shkruan Rama, teksa poston videon, që tregon pamjet e kantierit në ndërtim.
Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.
Dita-ditës spitali po merr gjithnjë e më shumë formë dhe do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë dhe dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.
Për ndërtimin e spitalit po punohet natë e ditë, me tre turne, e sipas premtimit të qeverisë turke, do të përfundojë brenda 3 muajsh nga fillimi i ndërtimit.