VIDEO/ Shpërthimi i Ilir Meta, plas gallata në rrjetet sociale

Presidenti ndërmori një akt të paprecedent sot duke u konfliktuar me disa punonjës të policisë bashkiakë. Në videot e transmentuara Meta shfaqej duke i ulëritur atyre që dilnin përjashta. Pamjet bënë xhiron e rrjetit sot në media, porse ajo nuk ia ka shpëtuar as gallatës mediatike.

Në këtë video që Shqip po publikon, Meta krahasohet me personazhin e filmit shqiptar “Lulëkuqe mbi mure”, ku drejtori i shkollës ulërinte dhe i drejtohej nxënësve: Përjashta maskarenj (fouri mascalzoni)!

Ai kërkonte të nxirrte përjashta nxënësit e Jetimores, të cilët kundërshtonin masat represive dhe ushqimin që drejtori ia afronte të pastrehëve dhe jetimëve.

E në të njëjtën situatë u soll dhe presidenti Meta ditën e sotme, duke bërtitur dhe nxjerrë jashtë punonjësit e policisë bashkiake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT