Virusi britanik i Covid prezent në Shqipëri që nga janari dhe shkurti

Varianti britanik i Covid ka qenë i përhapur në Shqipëëri që nga janari dhe shkurti. Këtë e bënë e ditur si ministrja Ogerta Manastirliu, ashtu edhe ekspertja Silva Bino.

Për Binon, virusi ka qarkulluar që nga janari dhe shkurti dhe kjo nga kontaktet e personave që kanë ardhur nga jashtë në Shqipëri. Mostrat e kampioneve të Covid janë dërguar për analizat në laboratoret jashtë vendit.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat së bashku me Komitetin Tekntik ka dhënë detaje në lidhje me situatën nga covid në vendin tonë.

“Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca, ku do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve dhe dhe nuk do të ndalim dhe me vaksinat e tjera pasi ditën e hënë. Deri më tani kemi mbi 21 mijë të vaksinuar dhe kemi thuajse të përmbyllur vaksinimin e personelit mjekësore. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të mbyllura për personelin mjekësor dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç. Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të hospitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar. Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin evropian dhe rajonal, edhe pse në vendet evropiane që janë në mbylljen e dytë apo të tretë të tyre vlerëson se masat do të qëndrojnë të njëjta. Instituti Publik ka bashkëpunuar me Ankaranë dhe rezultatet treguan se kemi shenja të mutacionit britanik”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT