Xhelal Mziu i hipën kalit dhe nis fushatën, kap lopatën dhe pastron rrugën e fshatit nga bora (FOTOT)

Me nisjen e fushatës, shohim sesi politikanët heqin dorë nga jeta e tyre e përditshme, shpesh e rrethuar nga luksi, për t’u afruar sa më shumë me qytetarët.
Duket se edhe Xhelal Mziu, i eksportuar nga Kamza në Dibër, e ka marrë seriozisht fushatën. Ai ka lënë mënjanë makinat luksoze dhe ka postuar një foto me çizme e majë një kali drejt Majës së Ilnicës. Mziu thotë se i është dashur të bëjë më shumë se dy orë rrugë në këmbë për të mbërritur atje ku sipas tij njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit.
Mziu është parë t’i bashkohet popullit vullnetarish për t’i pastruar dëborën nga pragjet.
“Nga maja e Ilnicës do të nisë #Stuhia (murlani) i fitores! Pas më shumë se dy orësh rrugë në #këmbë, arritëm në fshatin Ilnicë. Aty ku njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit” – thotë nga Dibra Xhelali i Kamzës. /Gazeta SHQIP