“Xhonglerët janë për cirk, jo për fushë”- E la jashtë listës, Rama shpërthen ndaj Bushatit: Debatet bëhen brenda partisë jo…

I ashpër dhe kritik u tregua kryeministri Edi Rama me ish-ministrin Ditmir Bushati, ndërsa shpjegoi arsyet se pse ai u la jashtë listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një konferencë për shtyp, Rama la të kuptohet se përjashtimi i Bushatit erdhi për shkak të mungesës së angazhimit të tij dhe jo për shkak të mosmarrëveshjeve që kryeministri mund të kishte me të.

Duke bërë paralelizma me një lojë futbolli, Rama tha se nuk e  mat një “lojtar” të PS me fjalimet në parlament dhe se çafër ka bërë në të shkuarën, por ”se sa fshatarë ka takuar”.

“Nuk shihen lojtarë nga stadiumi në ndeshje, por në stërvitje, sa herët janë kur s’ka kamera, sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për njëri-tjetrin, se xhonglera ka plot e marrin topin, por s’janë për skuadrën. Xhonglerët për vete janë për cirk jo për në fushë”, tha Rama mes të tjerash.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shokët e Dimtur Bushatit janë te kufiri dhe se nuk janë se kanë pasur debate me mua, janë sepse kanë punuar tokën,kanë mbjellë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 prillit. Ditën e parë, Bushati që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni nuk është shfaqur më në asnjë aktivitet, që nuk janë puna juaj, televiziv,e por janë pjesë e pandashme e punës e çdo njeriu që ka mandat të socialistëve të thjeshtë. Ca problemi ka këtu?

Nëse Bushati do të kishte punuar tokën do të ishte njësoj si shokët e vet, e madje shumë nga ato që thotë s’do t’i thoshte fare, kështu që nuk është personale. E kam thënë edhe dje në mënyrë të përsëritur dje në zoom: Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë. Nuk e mas unë një lojtar të PS-së që është pjesë e PS dhe grupit të PS-së me fjalimet në parlament dhe ça ka bërë në të shkuarën. Sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar dhe sa qytetarë ka takuar. Çfarë rrjeti komunikimi ka ndërtuar në territor, sa i di ai ose ajo problemet. Nuk mund të jetë historia që shkojmë te njerëzit vetëm për fushatë.

Debat bëhen brenda partisë, foltorja e parlamentit është për popullin, nuk është për të nxjerrë kunja dhe për t’u evidentuar sikur je ndryshe. Për të gjitha këto arsye Ditmir Bushati nuk ka sesi të jetë në skuadër, por kjo nuk ndryshon mendimin tim për Ditmir Bushatin. Fatmir Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin, nuk shihen lojtarë nga stadiumi në ndeshje, në stërvitje, sa herët janë kur s’ka kamera, sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për njëri-tjetrin, se xhonglera ka plot e marrin topin, por s’janë për skuadrën. Xhonglerët për vete janë për cirk jo për në fushë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT