Yuri Kim “presion” partive politike: PD nuk e do Tom Doshin në Parlament! Ju të tjerët nga çfarë keni frikë?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një thirrje të fortë për partitë politike në Shqipëri që ende nuk kanë dalë kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo thotë se deri më tani vetëm PD ka dalë kundër Doshit, ndërkohë që pyet se nga çfarë kanë frikë partitë e tjera që nuk kërkojnë moskandidimin e kryetarit të PSD-së, që është shpallur “non-grata” nga SHBA.
“Ne shohim se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin shqiptar dikë të akuzuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mire”, shkruan Yuri Kim.
