Zani Çaushi në kërkim të lirisë, paraqitet për të disatën herë në Gjykatën e Korçës, shtyhet sërish seanca

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi është paraqitur sërish në Gjykatën e Korçës për të kërkuar përllogaritjen e ditëve të burgimit.
Bëhet me dije se seanca e sotme është shtyrë për më 25 mars, pasi mungonte gjyqtarja.
Mësohet se Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirim me kusht. Kjo është seanca e disatë që po zhvillohet për këtë çështje në Gjykatën e Korçës.
Më herët Zani Caushi kërkoi lirimin e tij pasi ka kryer 25 vite burg dhe pretendon se është rehabilituar edhe për faktin se është familjar.
Më pas ai kërkoi që t’i njihen vitet në paraburgim dhe të lirohet.