Zgjedhjet, vaksina, investimet, reforma në drejtësi/ Yuri Kim ndan mesazhin e Palmer: Çfarë pret SHBA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas mesazhit të zëvendës ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është shprehur se në 25 Prill pret standarde ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale diplomatja shkruan se administrata e Biden është e angazhuar për vijimin e Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa thotë se SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të kenë vaksinën në Shqipëri.

“Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 Prillit. Administrata Biden angazhohet fuqimisht për Reformën në Drejtësi; sundimi e ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime në të SHBA në Shqipëri; SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.  SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të kenë vaksinën”, shkruhet në postimin e Kim.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer deklaroi më heret se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë me standarde të larta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT