“Zhduku mos të të shoh më në Bashki”, Rama ‘përplaset’ me Dritan Leli, kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, nga Partia Socialiste.
Sipas “Balkan Web”, Rama i ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë, ku kërkon përjashtimin e Lelit.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, thuhet në mesazhin që Rama u ka dërguar anëtarëve.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Leli nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës që të dorëhiqej nga ky post, për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.
Ndërkohë që dje në asamblenë e PS-së së Vlorës ka munguar pikërisht Leli gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë.
Lajmin për përjashtimin e Lelit e ka bërë pulbik, shefi i shtabit të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili ka lexuar mesazhin e Ramës drejtuar asamblesë.
Ndërkohë që një tjetër moment që zbulohet pas krisjes së raportit të tyre është edhe çasti kur Edi Rama mësoi se Dritan Leli nuk do të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut. “Zhduku mos të të shoh më në Bashki!”-i shkroi Rama-Lelit në telefonin personal pas refuzimit.
Ai nuk mori asnjë përgjigje, pasi Leli fiku telefonin duke mos i dhënë as përgjigje.