Zyrtari i lartë i Iranit sulmon Shqipërinë: Kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve të MEK-ut

Zyrtari i lartë iranian, Ali Bagheri Kani, sulmon Shqipërinë duke e quajtur vendin tonë “kosh mbeturinash dhe shërbyese e terroristëve të MEK. Ky reagim i zv.shefit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Iranit vjen pas kritikave ndaj shtetit të tij në OKB.
Përfaqësuesit amerikanë, gjermanë dhe shqiptarë në një Këshill të Kombeve të Bashkuara, kanë kritikuar Iranin për shkeljen e të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë, Kani është përgjigjur duke thënë se vendet që kanë një histori të zezë për shkeljen e të drejtave të njerëzve, nuk kanë të drejtë të flasin për çështje të tilla në vendet e tjera.
“Shtetet e Bashkuara: Enciklopedia e Historisë së Terrorizmit, Gjermania: pastrimi profesional i terrorizmit, armët kimike të të cilave janë ende duke vrarë veteranë në Iran, Shqipëria: kosh i mbeturinave dhe shërbëtori i terroristëve [MEK] të cilët kanë martirizuar 17,000 iranianë të pafajshëm”, ka shkruar zyrtari iranian në Twitter.
Sulmi Ali Bagheri Kani vjen, pasi sipas tij Shqipëria megjithëse ishte në dijeni të krimeve të panumërta të “grupit terrorist të muxhahedinëve”, dhe ra dakord ta vendosë këtë “grup kriminal” në territorin e saj.
Zyrtari iranian thotë se muxhahedinët (MEK), KANË martirizuar mbi 17,000 gra, fëmijë dhe civilë dhe dokumentet e këtyre krimeve u janë paraqitur organeve ndërkombëtare shumë herë.