A ka frikë nga burgu? Meta vë duart në kokë: I them Edit hajde këtu, merr kë të duash se nuk kam frikë

Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se presidenti trembet nga burgu.

Duke vënë duart në kokë, presidenti tha në Opinion se nuk ka frikë nga burgu dhe nga askush.

Kreu i shtetit i kërkoi ballafaqim kryeministrit, të cilin e porositi të marrë kë të dojë me vete, madje edhe Lulzim Bashën.

“I them Edit, hajde këtu. Ku je. Hajde bëjmë një debat të vërtetë. Të lutem. Merr kë të duash. Nuk kam frikë. Unë vë duart në kokë sot, ishim shumë përpara Serbisë për integrimin. E dini besoj. Me Ramën na ndan integrimi.”, tha Meta në Opinion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT