Ahmetaj jep lajmin FANTASTIK: Ja kur Shqipëria hapet totalisht

Ministri Arben Ahmetaj ka dhënë një lajm të mirë. Ai tha se vendi ynë po shkon drejt hapjes dhe në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.
Gjithashtu ministri Ahmetaj rrëfeu për vështirësitë që ka hasur qeveria për gjetjen dhe sigurimin e vaksinave në një kohë shumë të shkurtër. Ai theksoi se puna që ka bërë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri është spektakolare.
“Moderna na ka refuzuar pasi nuk bëhej gati para fundit të këtij viti, por ne nuk mund të prisnim fundin e vitit për të vaksinuar qytetarët. Astrazeneka na refuzoi, pastaj na rifuti për shkak të këmbënguljes. Qeveria indiane nuk na kthente përgjigje, por me këmbëngulje dhe insistim na ktheu.
Ndërkohë kur kemi nënshkruar marrëveshjen me Pfizer ka qenë ora rreth 1 e 30 e natës, pashë kryeministrin tim që u përplas në kolltuk me sens çlirimi shyqyr që e bëra. Ndaj e dua dhe e vlerësoj. Janë momente shumë emocionale dhe te paharrueshme”, theksoi Ahmetaj.