Albin Kurti votoi për zgjedhjet në Shqipëri, Grenell: Ndërkombëtarët duhet të jenë dyshuese ndaj motiveve të tij

Ish-i dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Grenell ka kritikuar kryeminsitrin e Kosovës për këtë veprim, ndërsa ka thënë se kjo i tregon botës shumë për Kurtin, duke i ftuar ndërkombëtarët që të jenë dyshues ndaj motiveve të tij, transmeton Zeri.info.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë.Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kujtojmë se gjatë ditës Kurti është kritikuar edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, si dhe nga partitë opozitare në Kosovë dhe shoqëria civile. /Zeri
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021