Albin Kurti voton në njësinë numër 5 në Tiranë: Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje.

“Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe për secilin njeri ashtu si unë e ka pasaportën shqiptare. Faleminderit dhe suksese”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja.

Kujtojmë se Kurti ka tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT