Ambasada holandeze rikujton investimet në Shqipëri: Pavarësisht pandemisë në vitin 2020 u rritën me 206 milion euro

Ambasada e Holandës në Tiranë ka publikuar të dhënat për investimet e tyre në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Holanda është investitori më i madh i huaj në Shqipëri me një stok prej 1.5 miliardë eurosh.
Sipas tyre, pavarësisht pandemisë, investimet holandeze në vitin 2020 janë rritur me 206 milion euro.
Postimi i plotë:
Lidhjet ekonomike midis Holandës dhe Shqipërisë po forcohen vazhdimisht. Për të dytin vit radhazi, Holanda është investitori më i madh i huaj në Shqipëri me një stok prej 1.5 miliardë eurosh.
Pavarësisht një viti pandemik, investimet Holandeze në vend në vitin 2020 u rritën me 206 milion EUR, duke llogaritur 22% të atyre të huaja në përgjithësi.