Ambasadorja e kritikoi, Ilir Meta shpërthen ndaj Yuri Kim: Po të dojë të vijë këtu me Edi Ramën! S’më merr dot mua ajo në telefon për llogari…

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale kritikoi presidentin për gjuhën e përdorur në fushatë, pasi pretendon se Meta ka nxitur dhunën.
Meta u shpreh se ambasadorja nuk mund ta marrë në telefon për t’i kërkuar rikthimin në KED të Dvoranit, ndërsa shtoi se ambasadorja nëse ka dëshirë të vijë në emision së bashku me Edi Ramën.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Ajo duhet të kërkojë shkaqet e Elbasanit. Dhe ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Edi Ramën për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. SHBA do zgjedhje të lira. Ambasadorja është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo për Shqipërinë dhe Serbinë. Po të dojë ajo të vijë këtu me Edi Ramën dhe kë të dojë. Ambasadorja s’më merr dot mua në telefon për llogari të Edi Ramës dhe të më kërkojë mua të rikthej Dvoranin në KED”, tha Meta.