Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet opozitës: Nuk mbështesim asnjë parti politike, paralajmëroj të gjithë ata që…

Nga Fieri ajo gjeti rastin t’i përgjigjej edhe opozitës duke u shprehur se nuk mbështet asnjë parti politike, dhe se çdo gjë është në dorë të qytetarëve.

“Jam e frymëzuar sot se në Vlorë takova disa persona të shoqërisë civile. Ata e kuptuan që në një demokraci, vota ka rol demokratik,” u shpreh ajo.

“E vetmja gjë që mbrojmë është e drejta e popullit shqiptar për të shprehur vullnetin me votë. Dhe paralajmërojnë këdo që tenton të blejë apo të shesë votën. Është e rëndëishme që votuesit kanë fuqinë dhe përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur.

SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e pop shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës.

Jam e frymëzuar sot se në Vlorë takova disa persona të shoqërisë civile.Ata e kuptuan që në një demokraci, vota ka rol demokratik. Edhe në Fier takova votues të rinj, dhe u impresionova nga mënyra se si ishin informuar dhe si e kuptonin procesin e votimit.

Nuk folëm për kë do të votonin se është çështje vetjake, por patëm një diskutim shumë të mirë lidhur me atë që ata mendonin. Dhe lidhur me këtë ndihem besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe shpresoj që të rinj të tillë të ndihmojnë vendin në rrugën e duhur,” tha Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT