“Ankohen për ndërhyrje nga Serbia, por…”/ BE i “tërheq veshin” Albin Kurtit pasi votoi në Shqipëri: E papranueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.

Zyrtarja europiane ka shprehet se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, pasi në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe nga “ana tjetër kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj”.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, shkruan ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në zgjedhjet e sotme në Shqipëri pak pasi u hapën vendvotimet.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e dielë, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Kujtojmë se Vetëvendosje merr pjesë në këto zgjedhje me tre kandidatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT