Anton Quni: Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka reaguar për rastin e vaksinave, ku po akuzohet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia se nuk ka nënshkruar kontratën për sigurimin e tyre.
Quni ka thënë se qeveria për fundjavë po mundohet të linçojë dhe frikësojë mediat kinsë për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.
Sipas nënkryetarit të LDK-së, nuk është parë asgjë akoma.
Reagimi i tij në Facebook:
Për një javë
Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.
Ky është vetëm fillimi. Ende asgjë s’keni parë.
Ngrite zërin, mos hesht!