Arlind Qori sulmon Bashën: Mashtrues! Pse po të dridhen gjunjët nga fitorja e…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me minatorët e Bulqizës ku premtoi se brenda gjashtë muajsh, “qeveria e tij” do të miratojë statusin e minatorit.
“Brenda 6 muajve të parë, në dialog të plotë me përfaqësuesit dhe sindikatat tuaja, statusi i minatorit do të jetë realitet. Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij premtimi, prandaj do të them që atë traun e rrugës së kombit që do ta heq që ditën e parë, ta vendosni në këtë rrugë nëse nuk e mbaj zotimin tim.”, tha kreu i PD.
Deklerata e kryedemokratit u bë pikërisht në Bulqizë ku kandidon një minator i pavarur, por që mbështetet nga aktivisti i Organizatës politike Arlind Qori. Përmes një reagimi, Qorri thotë se Basha është mashtrues.
“Sot Lulzim Basha premtoi në Bulqizë miratimin e Statusit të Minatorit. PD ka qenë në pushtet për 13 vjet dhe nuk u është përgjigjur asnjëherë kërkesave të minatorëve…. Lulzim Basha është mashtrues. Së bashku me Edi Ramën, Erion Veliajn, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, atij i dridhen gjunjët nga fitorja e Elton Debreshit”, shkroi ai./Gazeta SHQIP